Ganimete Musliu i reagon Kurtit: Kryeministër mos u tall me qytetarët

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas ngritjes së çmimeve në Kosovë, duke thënë se qeveria nuk duhet të tallet me qytetarët.

Musliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk mund të pres që populli t’i besojë.

“Kryeministër ti dhe qeveria jote e keni obligim ti qetësoni qytetarët e jo të talleni me ta”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarët e Kosovës që janë mbi moshën 25 vjeçare janë dëshmitarë të luftës së fundit në Kosovë. Është e natyrshme që në kohë krizash ata rikthehen në përjetimet e tyre, në vuajtjet dhe peripetitë që kanë përjetuar.

Për këtë arsye nuk duhet të fajsohen nëse blejnë artikuj ushqimorë me shumicë sepse shumica prej tyre e dijnë çka do të thotë të mos kesh bukë për fëmijë.

Arsyeja tjetër është thjeshtë natyra e njeriut si qënje që në kohë krizash dominohet nga egoizmi dhe instinkti për të mbijetuar.

Një arsye e tretë është përballimi financiar i anarkisë së çmimeve.

Prandaj, është shumë me rëndësi që në kohë krizash, qeveria ti qetësoj qytetarët e vet duke i siguruar se situata është nën kontrollë.

Në një vend ku kryeministri nuk merret me grumbulluesit e miellit por kërkon nga qyretarët ta kthejnë miellin e blerë, nuk mund të pritet që populli të besoj se ky kryeministër është në vete dhe se po kujdeset për ta.

Kryeministër ti dhe qeveria jote e keni obligim ti qetësoni qytetarët e jo të talleni me ta.