Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore diellore dhe vranësira kalimtare. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mjegull, ndërsa gjatë ditës pritet mot stabil dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore diellore dhe vranësira të pakta të herëpashershme.

Ditëve të ardhshme na pret mot me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore diellore, mjegullës si dhe priten ulje të lehta të temperaturave ditore. Mëngjeset dhe netët do të jetë të ftohta./Meteoballkan