Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore diellore, por do të jetë pak më ftohtë, me erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja. Temperaturat maksimale do të sillën nga 9 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i ngjashëm, por me ulje të lehta të temperaturave ditore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për mjegull dhe ngrica të dobëta në disa vise.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Do të vazhdojë mot kryesisht stabil, me mëngjese të ftohta dhe vende-vende me mjegull. Gjatë ditës priten ngritje të lehta të temperaturave. Të shtunën ka gjasa që vende-vende të kemi riga të dobëta shiu./Meteoballkan