Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Ka mundësi që të ketë ndonjë rigë të dobët afatshkurtër shiu në disa vise.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore diellore dhe vranësira. Ka mundësi që të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu në ndonjë rajon të izoluar.

Për fundjavë na pret mot stabil dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës, ndërsa gjatë natës mund të ketë mjegull nëpër lugina dhe disa qytete. Të hënën do të fillojnë të fryjnë erëra jugore që do të jenë “lajmëruese” për reshje atmosferike./Meteoballkan