Rrahje në burg të Dubravës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në burg të Dubravës ka ndodhur një rrahje.

Dy të dyshuar raportohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull nga Shqipëria.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e burgut.

Me urdhër të prokurorit është inciuar rasti.

“Raportohet se në burgun e Dubravës ka ndodhur një rrahje. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e burgut. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti”, shkruhet në njoftim të policisë.