Vjen reagimi pas seancës gjyqësore të Haradinajt, Klinaku e quan prokurori politike

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj nuk ka pranuar të paraqitet në sallën e gjyqit në Hagë.

Pas kësaj seance, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Klinaku mbështeti refuzimin e Nasim Haradinajt për pjesëmarrjen në seancë, ai komentoi edhe vendimin e Prokurorit Special për mos dhënien e materialeve të nxjerra nga OVL.

“Nuk ia jep mbrojtjes materialet, sepse është thjesht prokurori politike”, shkroi Klinaku në facebook.

Postimi i plotë

Nuk ia jep mbrojtjes materialet, sepse është thjesht prokurori politike.

Shumë mirë që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj refuzuan pjesëmarrjen në seancë.