Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë dhe me erëra. Vende-vende do të ketë edhe vranësira dhe riga shiu. Erërat jugore do të jenë të fuqishme veçanërisht në veri dhe veriperëndim të vendit si dhe në viset kodrinore-malore ku shpejtësia maksimale mund të arrijë deri në 75km/h.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore sot pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell si dhe vende-vende me reshje shiu. Reshje shiu fillimisht priten në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë. Në Mal të Zi nesër pritet mot jashtëzakonisht jo stabil me rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë ku do të ketë gjasa edhe për vërshime.

Nesër në tërë rajonin pritet mot mjaft i ndryshueshëm. Nga mesdita dhe pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër, veçanërisht kjo vlen për Shqipërinë dhe rajonin e Dukagjinit në Kosovë.

Ditëve të ardhshme do të kemi mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave kryesisht pasditeve të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Kjo vlen për viset tona kontinentale. Gjithashtu pritet mot i nxehtë, me zagushi dhe erëra jugore dhe juglindore./Meteoballkan