Moti sot dhe ditëve në vazhdim

303

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Do të ketë ende herë pas here erëra mesatarisht të fuqishme nga jugu dhe juglindja në disa rajone.

Në Shqipëri sot do të ketë pak më shumë vranësira, por edhe intervale kohore me diell. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë. Mot i ngjashëm nesër do të mbajë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.

Të dielën do të fillojë ndryshimi gradual i motit. Erërat jugore dhe juglindore do të fuqizohen përsëri dhe pasdite pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave. Në mbrëmje pritet të fillojnë edhe reshjet e shiut dhe po ashtu edhe erërat e fuqishme do të vazhdojnë në shumë rajone.

Gjatë natës në Shqipëri priten reshje intensive shiu të cilat do të pushojnë në orët e mëngjesit. Në orët e mëngjesit reshje të dendura shiu presim edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Erërat do të pushojnë në mëngjes, ndërsa reshjet në Kosovë do të pushojnë gjatë pasdites. Gjatë ditës së hënë në bregdetin shqiptar priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa nëpër bjeshkët e rajonit mund të ketë reshje bore.

Të martën na pret mot kryesisht i thatë me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, ndërsa nga e mërkura presim reshje të reja shiu në tërë rajonin./Meteoballkan