Abdullahu: Qeveria Hoti nuk e kuptoi djallëzinë e Vuçiqit

Analisti politik Faton Abdullahu po vlerëson se Qeveria e Kosovës, po shtiret kinse nuk po e kupton rrezikun të cilin po e shtrin Aleksandar Vuçiq ndërsa përdorë çështjen e Kosovës në sy të ndërkombëtarëve.

Sipas Abdullahut të gjitha vizitat dhe zhvillimet e fundit, janë skenar i Aleksandar Vuçiq, për të fituar poena politik brenda në Serbi, njofton Klan Kosova.

”Qeveria Hoti nuk e kuptoi djallëzinë e Vuçiqit

Qeveria jonë ja huqi plotësisht kur në arsyetimin që dha për moslejimin e vizitës së Vuçiqit në Kosovë – konstatoj se “kjo është më shumë ofendim se provokim”.

A kam të drejtë të konstatoj kështu? – Po, shumë bile.

Përpjekjes së Vuçiqit për të hyrë në Kosovë si vizitor, me bashkëpunëtorët e tij të lartë, i kanë paraprirë edhe disa ‘vizita’ tjera nga shteti i tij në Kosovë.

10-15 ditë të fundit në Kosovë pa pritur e pa kujtuar ka pasur ‘incidente’.

Aty ku jetojnë serbët siç ishte rasti në Graçanicë, thyerjen e një panoje apo edhe jashtë Kosovës në Luginë gjetja e kinse grumbullimit të armëve nga disa individë të panjohur. Në këtë vazhdë dje ndodhi edhe një tjetër ‘incident’ në Graçanicë u dogj flamuri serb në qendër të kësaj qyteze.

Këto ‘incidente’ së pari propaganda serbe i shumëfishoi në rrezikshmëri, dhe më pas i paraqiti si kërcënime të shqiptarëve kundër serbëve të pambrojtur të Kosovës.

Më pas gjithnjë sipas këtij skenari të gatuar më herët e me djallëzi, Vuçiqi u nis “në tokën e shenjtë serbe” për t’i mbrojtur serbët që ‘’ja prapë pa sulmohen e diskriminohen’’.

Por kjo nuk kryhet me kaq. Sepse ka për qëllim edhe dy gjëra të menduara në advancë.

1) Që kështu të Vuçiq të fitojë poena politik brenda në Serbi duke krijuar perceptimin të qytetarët atje se po mundohet t’i mbrojë serbët e Kosovës

2) T’i çojë mesazh Brukselit se nuk është rendi i dialogut me shqiptarët në Kosovë, a e shihni çfarë po iu bëjnë serbëve atje.

Dhe qeveria jonë (Ministria e Punëve të Jashtme) si “normale dhe për normalizim që është” nuk e kupton këtë apo i bije më mirë që të shtiret se nuk e kupton këtë rrezik. Ndërkohë që ajo duhet të veprojë shpejt për ta demaskuar këtë kërcënim të paqes në Kosovë dhe rajon nga Beogradi zyrtar dhe t’i tregojë për këtë Brukselit.

Por si duket qeveritarët tanë as kjo pra, as ky kërcënim nuk po mund t’i bëjë bashkë.

Keq shumë keq”, shprehet Abdullahu në një reagim të tij në facebook.