Vdes babai i 15 vjeçarit nga Drenasi që u vra para disa ditëve

Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit që mbeti i vdekur në ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë në fshatin Gradicë të Drenasit, ka ndërruar jetë.

Lajmin mbi vdekjen e ka konfirmuar shefi i klinikës së Intensivës, Shaqir Uka.

“Po ka ndërru jetë, ska mundur t’i përballojë plagëve të marra” tha shkurt Uka për Gazeta Blic.

Muja prej ditësh po luftonte me jetën në QKUK pas plagëve të marra nga përleshja me armë zjarri ku mbeti i vdekur edhedjali i tij i mitur.