Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por mund të ketë edhe intervale kohore me diell. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu, ndërsa në malet e larta mund të ketë fjolla dëbore.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshjet e shiut nuk do të jenë intensive sikur sot dhe po ashtu do të jenë më të lokalizuara.

Mot me vranësira, ndonjë rigë shiu dhe interval kohor me diell pritet nesër edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa në Mal të Zi priten vranësira dhe riga lokale shiu. Në male priten fjolla dëbore.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Do të kemi vranësira të cilat herë pas here dhe vende-vende do të sjellin reshje shiu. Në malet e larta priten reshje bore.

Nga e marta pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan