Temperaturat e larta në Sarandë, qytetarët plazh në kohë karantine

Edhe pse që prej orës 13:00 të ditës së shtunë ku u mbyll qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve si shkak i masave të marra për parandalimin e covid-19, në Sarandë, realiteti është ndryshe.

Qytetarët kanë preferuar që këto orë të nxehta ti kalojnë në plazh, duke mos respektuar masat e kërkuara nga autoritet për të qëndruar në shtëpi. Ka madje dhe disa prej tyre të cilët kanë guxuar duke provuar dhe notin e parë për këtë vit në ujërat e detit Jon.

Thyerja e rregullave tregon se ka ende njerëz të cilët janë indiferentë jo vetëm për veten e tyre por dhe për komunitetin në tërësi.