Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore paradite, ndërsa pasdite pritet të ketë shtim të vranësira. Gjatë orëve të mbrëmjes priten edhe reshje lokale shiu, ndërsa në viset kodrinore- malore reshje dëbore.

Në Shqipëri sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Në jug dhe jugperëndim të vendit priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë Veriore sot pasdite priten reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore malore priten reshje të reja bore. Në Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu e bore në viset kodrinore-malore do të mbajë edhe ditëve të ardhshme. Të hënën ulje të temperaturave dhe mund të kemi ndonjë fjollë dëbore edhe në disa vise të ulëta në Kosovë.

Nga e marta stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave aty ku nuk do të ketë mjegull./Meteoballkan