Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Pasdite dhe në mbrëmje do të fillojnë reshje lokale të shiut.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi që në disa rajone të ketë intervale kohore diellore. Pasdite do të fillojë të bjerë shi në shumë vise. Në bregdet priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende, herë pas here priten reshje intensive shiu. Pasdite në Kosovë fillimisht në viset kodrinore-malore e pastaj edhe pothuajse tërë Kosovën reshjet shiu do të shndërrohen në reshje bore. Vende-vende priten reshje të dendura dhe mjaft estetike bore. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Reshje bore priten edhe në veri dhe verilindje të Shqipërisë si dhe në viset malore të Maqedonisë së Veriut.

Të dielën reshjet atmosferike do të vazhdojnë. Sipas disa modeleve ato do të jenë në formë dëbore, por disa modele tjera parashohin ngritje të temperaturave të cilat do të rikthenin përsëri reshjet e shiut (që është pak e pazakontë). Pra priten shndërrim nga reshje bore në shi nëpër ultësira të Kosovës. E tëra varet nga qendra ciklonike e cila me lëvizjen e saj ka futur në konfuzion edhe modelet, prandaj nganjëherë është jashtëzakonisht e vështirë për të mos thënë e pamundur që të deshifrohet atmosfera apo natyra në mënyrë të saktë kur bëhet fjalë për parashikime më të gjata se tre katër ditë. Këtë enigmë do ta zgjidh vetëm koha, një ditë ose dy para ditës së diel.

Fillimi i javës tjetër do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe riga lokale shiu./Meteoballkan