Specialja fton këshilltarin e OVL UÇK-së, Gafurr Elshani

Gjykata Speciale ka bërë edhe ftesën e radhës. I ftuari është Avokati Gafurr Elshani, i cili është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njoftimi i plotë i OVL UÇK-së:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së mori lajmin se në bisedë informative në cilësinë e dëshmitarit është ftuar Avokati Gafurr Elshani.

Z. Elshani ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në luftën çlirimtare, njëri nga figurat e rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së.

Gafurr Elshani është dizajneri i Emblemës së UÇK-së dhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës.

Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.