Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por në disa rajone priten edhe intervale kohore me diell. Do të ketë erëra jugore të cilat në disa rajone mund të jenë të fuqishme, sidomos në viset malore. Në Pejë dhe rrethinë priten edhe riga shiu, ndërsa në malet e larta rreth Pejës edhe reshje bore. Gjatë natës intensifikim i reshjeve në Pejë dhe rrethinë. Lokalisht edhe në viset tjera mund të kemi riga ose edhe ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri  sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu kryesisht në jug dhe veri të vendit. Priten edhe erëra të fuqishme jugore në veri dhe jugperëndim të vendit më të koncentruara në viset malore. Në veri të Shqipërisë mund të ketë edhe erëra uraganike.

Në Maqedoninë Veriore sot pritet mot me vranësira, erëra jugore dhe intervale kohore me diell, ndërsa në Mal të Zi priten reshje shiu.

Gjatë natës në të martën reshjet e shiut pritet të intensifikohen në rajonin e Pejës me rrethinë ku ka mundësi që të ketë edhe vërshime. Në viset tjera të martën në Kosovë pritet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu ose rrebeshe lokale shiu. Në lindje dhe juglindje të vendit mund të mos ketë fare reshje shiu.

Ditëve të ardhshme në tërë rajonin tonë pritet mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Herë pas here dhe vende-vende mund të ketë erëra të fuqishme jugore dhe reshje shiu. Erërat më të fuqishme priten në viset malore, ndërsa reshjet më të fuqishme priten në veri dhe jugperëndim të Shqipërisë dhe rajonin e Pejës në Kosovë./Meteoballkan