Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Po ashtu do të ketë ende erëra, por erërat më të fuqishme pritet të jenë sonte gjatë natës. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu. Reshje më intensive priten në veriperëndim, perëndim dhe veri të vendit.

Në Shqipëri sot pritet mot i vranët, me erëra dhe reshje shiu. Vende-vende me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ngjashëm do të jetë edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë veriore kryesisht pa reshje, por me erëra të forta jugore. Reshje shiu mund të ketë në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Edhe ditëve të ardhshme pritet mot i ngjashëm, me erëra jugore, riga të herëpashershme shiu dhe nganjëherë me intervale kohore me diell. Qetësim i motit sipas të gjitha gjasave pritet natën e fundit të këtij viti dhe ditën e parë të vitit 2021 kur pritet që temperaturat të shënojnë ulje, por nuk pritet i ftohtë i madh./Meteoballkan