Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Gjatë ditës kryesisht reshje shiu, ndërsa në mbrëmje dhe natën do të fillojnë reshjet e borës në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës.

Edhe në Shqipërinë veriore sot priten reshje të fuqishme shiu. Në male reshje bore. Në viset tjera reshje mesatare shiu. Vende-vende priten rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë.

Reshje të herëpashershme shiu sonte dhe sot priten edhe në Maqedoninë Veriore, më intensive në veriperëndim të vendit. Borë vetëm në viset kodrinore-malore. Në Mal të Zi në jug reshje shiu, ndërsa në veri reshje bore.

Të shtunën ulje e temperaturave dhe ndërprerje e përkohshme e të reshurave. Gjatë mbrëmjes dhe natën në Kosovë do të rifillojnë reshjet e borës. Vende-vende, herë pas here priten reshje të dendura bore.

Reshjet do të ndërpriten edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore të shtunën, por vetëm përkohësisht sepse në mbrëmje priten reshje të reja shiu, por jo intensive.

Të dielën dhe të hënën në Kosovë reshje të përziera, (dikund) herë shi e herë borë dhe mundësi për shi të akullt vende-vende. Pra pritet një mix i vërtetë e të reshurave atmosferike. Në rajonet malore reshje bore herë pas here intensive. Në viset malore veçanërisht në Rugovë mund të vije deri te ndonjë bllokadë nëse nuk bëhet ndërhyrja e autoriteteve përkatëse, prandaj ditëve të ardhshme nuk ka nevojë për panik por për kujdes të madh për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike./Meteoballkan