Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Paradite nuk do të jetë shumë ftohtë, ndërsa pasdite pritet depërtimi i frontit të fuqishëm të ftohtë nga veriu i cili do të na sjellë reshje bore. Vende-vende priten reshje intensive bore, por të cilat nuk do të zgjasin shumë. Në mbrëmje ulje të theksuara të temperaturave me shtresa bore të qëndrueshme, por jo mëdha.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Pasdite ose afër mbrëmjes do të fillojnë reshjet atmosferike: shi në bregdet dhe vise tjera mesdhetare të Shqipërisë, borë në viset kontinentale të Shqipërisë dhe shumicën e territorit të Maqedonisë së Veriut. Ka gjasa që të ketë reshje afatshkurtra bore edhe në disa vise në Shqipëri ku reshjet e borës janë fenomen i rrallë.

Të Premten na pret mot shumë i ftohtë, me erëra të akullta veriore, por kryesisht i thatë. Ka mundësi për ndonjë fjollë sporadike bore.

Gjatë fundjavës po ashtu na pret mot shumë i ftohtë, me temperatura siberike dhe erëra të akullta veriore. Vende-vende ka gjasa për rrebeshe afatshkurtra bore. Reshje pak më të dendura bore priten në jug dhe juglindje të Shqipërisë./Meteoballkan