Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe erëra jugore dhe jugperëndimore. Gjatë ditës priten edhe riga lokale shiu. Në mbrëmje intensifikim dhe shtrirje e reshjeve të shiut në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në veriperëndim dhe perëndim priten reshje të dendura shiu.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot mjaft turbulent, me vranësira dhe erëra të fuqishme jugore. Pasdite priten reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, erëra mjaft të fuqishme jugore dhe reshje të dendura shiu.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në Mal të Zi gjatë ditës priten reshje të dendura shiu, ndërsa në Maqedoninë Veriore reshjet do të intensifikohen në mbrëmje.

Të hënën dhe të martën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende, herë pas here me reshje shiu, pak më intensive në disa vise në Shqipëri.

Nga e mërkura fushat ciklonike do të dobësohen dhe vendin e tyre do ta zënën fusha më stabile ajrore anticiklonike. Priten intervale të gjata kohore me diell, vranësira të pakta kalimtare dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave./Meteoballkan