Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por mund të ketë edhe ndonjë interval kohore me diell. Vende-vende priten edhe riga shiu kryesisht në rajonin e Dukagjinit. Do të jetë relativisht ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Reshje shiu priten sot edhe në Mal të Zi ndërsa në Maqedoni përpos rigave të herë pas hershme të shiu mund të ketë edhe ndonjë interval kohor me diell.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe nesër, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe riga lokale të shiut. Nga e mërkura ngritje e ndjeshme e temperaturave dhe shumë rreze diellore./Meteoballkan