Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot krejtësisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu. Vende-vende mund të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet e shiut mund të jenë të përziera me pluhurin nga Shkretëtira e Saharës.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me shtim të madh të vranësirave dhe reshje vende-vende të dendura shiu. Priten edhe rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot i ndryshueshëm, me ndonjë interval kohor me diell dhe vranësira të shpeshta të dendura të cilat herë pas here do të na sjellin reshje shiu. Erërat jugore dhe jugperëndimore herë pas here do të jenë të fuqishme në disa rajone, veçanërisht në Shqipëri, por edhe disa rajone të Kosovës.

Të etjen në Kosovë do të kemi depërtimin e frontit të fuqishëm të ftohtë nga veriu. Shiu do të shndërrohet në borë dhe priten ulje të forta të temperaturave. Me fuqizimin e madh të anticiklonit Skandinav dhe në kombinim me ciklonet e fuqishme në Ukrainë dhe Rusinë jugore në drejtim të rajonit tonë do të hapet rruga e depërtimit të ajrit mjaft të ftohtë kontinental siberik./Meteoballkan