Sejdiu për kandidaturën e Vitisë në Prishtinë: S’ka kapacitet për të transformuar diçka, Abdixhiku do të ishte mirë të kandidonte

Ish-nënkrytari i Prishtinës dhe analisti i njohur, Dardan Sejdiu nuk beson se Arben Vitia mund të ndryshoj Prishtinën nëse bëhet kryetar.

Sipas tij, Vitia nuk ka kapacitet për të transformuar diçka në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

“Arben Vitia është njeri i mirë, urdhërat që i jepen i administron, por nuk ka kapacitet për të transformuar diçka, për këtë flas nga përvoja”, ka thënë Sejdiu në emisionin Përtej tregimit që u transmetua në Kanal10.

Sejdiu beson se Lumir Abdixhiku është kandidat i mirë për Prishtinën. Ai po ashtu foli edhe për kandidaturën e Uran Ismailit.

“Abdixhiku është kandidat serioz, do të ishte mirë të kandidonte për kryetar të Prishtinës. Me Uran Ismailin jam rritur, është politikan i mirë, edhe pse dallojmë në pikëpamje politike”, ka thënë Sejdiu.