Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot Kosove do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranesira. Ne disa vise mund te kete ndonje fjolle sporadike bore. Do te jete mjaft ftohte dhe me erera te akullta nga veriu. Temperaturat do te sillen nga -8 deri ne -15 grade Celsius ne nivel vendi, ndersa “windchilli” me i forte do te shkoje rreth -18 grade Celsius. Ne mesdite zbutje afatshkurter e acarit.

Ne Shqiperi, Maqedonine Veriore dhe Mal te Zi sot do te mbaje mot me intervale kohore me diell dhe vranesira te pakta. Mengjesi do te jete me acar ne tere rajonin, ndersa gjate mesdites ngritje e temperaturave sidomos ne viset mesdhetare te cilat perjetuan nje dite/nate mjaft te rralle dhe historike dimerore.

Te marten do te vazhdoje te jete mjaft ftohte dhe me acar te forte ne mengjes, ndersa gjate dites temperaturat do te fillojne te ngriten ne tere rajonin. Reshjet atmosferike nuk priten.

Nga e merkura zbujte graduale e acarit. Temperaturat do te fillojne te ngriten si ato minimalet po ashtu edhe ato maksimalet. Do te kemi alternime mes vransirave dhe intervaleve kohore me diell./Meteoballkan