Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe gjatë ditës i nxehtë me temperatura maksimale të cilat do të arrijnë deri në 16 gradë Celsius në nivel vendi. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, me ngrica kryesisht të dobëta dhe me mundësi për mjegull nëpër disa lugina.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, i këndshëm dhe stabil. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, ndërsa dita mjaft e këndshme.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Do të kemi rreze të shumta diellore gjatë ditës, ndërsa netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe vende-vende me mundësi për mjegull dhe ngrica kryesisht të dobëta. Temperaturat ditore do të shënojnë ngritje të mëtutjeshme. /Meteoballkan