Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica si dhe me mundësi për mjegull në disa rajone. Temperaturat më të ulëta pritet të luhaten afër -4 ose -5 gradë Celsius. Gjatë ditës mot stabil dhe me shumë rreze diellore si dhe me ngritje të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Mëngjesi do të jetë i ftohtë ndërsa dita e ngrohtë dhe stabile.

Nga e mërkura na pret mot i vërtëtë pranveror me ngritje të temperaturave ditore dhe me diell, ndërsa nga e premta pritet të ketë shtim gradual të vranësirave. Të shtunën reshje kalimtare shiu e bore dhe ulje e temperaturave./Meteoballkan