Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të cilat do vijnë duke u shtuar pasdite dhe në mbrëmje. Do të ketë erëra në disa rajone të fuqishme nga jugperëndimi, por nuk pritet ndonjë esktrem.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë ngrohtë edhe dita e nesërme.

Nesër ndryshim substancial i motit në Kosovë. Nga veriu do të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe erëra veriore. Paradite priten edhe reshje shiu e bore. Reshje bore përpos viseve kodrinore-malore mund të ketë edhe në disa ultësira, por jo në të gjitha dhe nuk do të zgjasin shumë. Reshje bore të shtunën pritet të ketë edhe në veri të Malit të Zi, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore priten reshje të pakta kalimtare dhe atë kryesisht në disa vise malore.

Të dielën në Kosovë pritet acar në mëngjes, ndërsa gjatë ditës përmirësim gradual i motit.

Në viset tjera të dielën pas një mëngjesi vende-vende të ftohtë gjatë ditës pritet mot kryesisht i kthjellët dhe mjaft i freskët./Meteoballkan