Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë me acar, me temperatura minimale nga -4 deri në -8 gradë Celsius në viset më të larta. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 4 deri në 6 gradë Celsius në nivel vendi. Do të ketë erëra të ftohta veriore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore të gjata me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me acar të fortë dhe mjegull.

Të premtën temperaturat do të fillojnë të ngriten. Priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi.

Për fundjave na pret mot i ndryshueshëm dhe pak më i ngrohtë. Të shtunën me riga të izoluara shiu. Priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell si dhe erëra jugperëndimore.

Të hënën përkeqësim i motit me reshje shiu, ulje të temperaturave dhe erëra veriore. Në viset kodrinore-malore priten reshje bore. Reshjet e borës mund të paraqiten edhe nëpër disa ultësira të Republikës së Kosovës./Meteoballkan