Presidentja Osmani nuk e dekreton kryeprokurorin e ri, tregon arsyen

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk ka dekretuar Blerim Isufajn në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Ju kam ftuar për të ju njoftoj. Siç jeni në dijeni pas një periudhe të gjatë kontesitmit të kësaj çështje në Gjykatat e Kosovës, para pak ditësh edhe Gjykata Kushtetuese ka konsideruar procesin e kontestimit si të pasafatshëm. Mosndërhyrja ime është bazuar në faktin se përgjatë kësaj periudhë Kosova ka pasur ushtruesin e detyrës së Kryeprokurori. Përkundër zgjatjes së këtij procesi, kemi pasur funksionim përmes ushtruesit të detyrës”, ka thënë Osmani ndër të tjera.

Më 6 prill 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës e votoi unanimisht Blerim Isufajn për ta pasuar Aleksandar Lumezin në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit, Policia e Kosovës zhvillon aksion në disa lokacione në veri

Procesi është shoqëruar me zvarritje të shumta nga kritika të shumta nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Reagime ka pasur edhe nga Ambasada Britanike, Ambasada Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur të zhgënjyer me këtë proces.

Procesi i përzgjedhjes së tij nga një prej kandidatëve, Shqipdon Fazliu, është ndjekur edhe në rrugë ligjore.