Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Temperaturat pritet të shënojnë rritje për shkak të depërtimit të masave pak më të ngrohta nga Mesdheu. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira vende-vende. Në Mal të Zi dhe thellë në veriun e Shqipërisë priten reshje shiu e bore herë pas here.

Të shtunën na pret mot i ndryshueshëm, por pak më i ngrohtë. Priten intevale kohore me diell, por edhe vranësira dhe vende-vende riga shiu, pak më intensive në Shqipëri.

Të dielën mot më i ngrohtë, me erëra jugore dhe jugperëndimore. Rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Nga e hëna rikthim e motit dimëror, me reshje shiu e bore varësisht nga rajoni dhe lartësia mbidetare. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe do të fryjnë erëra të ftohta veriore./Meteoballkan