Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell, derisa pasdite do të ketë reshje shiu.

Sipas IHK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, derisa ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit.