Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të cilat mund të kushtëzojnë edhe riga lokale shiu. Po ashtu priten edhe intervale kohore me diell dhe erëra jugore dhe jugperëndimore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset tjera priten intervale kohore me diell dhe riga lokale shiu.

Të dilelën pritet të kemi mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra jugore dhe jugperëndimore të cilat në disa rajone mund të jenë të fuqishme, por nuk pritet asgjë ekstreme. Erërat më të fuqishme priten në disa vise kodrinore-malore të cilat mund të arrijnë shpejtësinë deri afër 60km/h.

Të hënën përkeqësim i mëtutjeshëm i motit, ulje e temperaturave dhe reshje shiu e bore. Vende-vende priten reshje intensive atmosferike. Në viset kodrinore-malore priten reshje bore. Reshje bore mund të ketë edhe në disa ultësira të Republikës së Kosovës./Meteoballkan