Zhduket një person në Llabjan të Novobërdës

Një person është raportuar i zhdukur në Llabjan të Novobërdës.

Në raportin e Policisë thuhet se person ka njoftuar se kushëriri i tij prej datës 24.09.2021 nuk është kontaktuar më.

“Fsh. Llabjan, Novobërdë 24.09.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kushëriri i tij mashkull kosovar prej datës 24.09.2021 nuk është kontaktuar më”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.