Petkoviqi thotë se sot e nesër do të qëndrojë në Kosovë për Pashkë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, ka njoftuar se sonte dhe nesër do të jetë në Kosovë me rastin e festës së Pashkëve ortodokse.

Siç njofton zyra e tij, Petkoviqi sonte do të marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve në manastirin e Deçanit.

Petkoviqi, sipas njoftimit, do të marrë pjesë edhe në festën e Pashkëve me fëmijët dhe stafin e manastirit të Dragancit afër Gjilanit nesër në ora 11:00.

Ndërkaq, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Ministrinë e Jashtme të Kosovës për të mësuar nëse Petkoviqi ka marrë leje për këtë vizitë. Deri në kohën e publikimit të lajmit, nuk kemi marrë përgjigje.