Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme bore. Reshje bore priten sidomos në mëngjes, ndërsa gjatë ditës priten alternime mes intervaleve kohore me diell dhe vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë fjolla sporadike bore. Edhe nesër erërat vende-vende pritet të jenë të forta dhe mjaft të ftohta veriore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë ftohtë, ndërsa fjolla dëbore priten në verilindje të Shqipërisë, veri të Malit të Zi dhe disa vise në Maqedoninë Veriore.

Mëngjesi i së enjtës pritet të jetë shumë i ftohtë dhe me acar. Temperaturat mund të ulën deri në -10 gradë Celsius në shumë rajone. Gjatë ditës pritet stabilizim gradual i motit dhe ngritje të lehta të temperaturave. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme, por pa reshje.

Nga e premta stabilizim i motit. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje. Edhe pse mëngjesi do të jetë i ftohtë gjatë ditës priten rreze diellore.

Për fundjavë na pret mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell, por mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me acar të butë./Meteoballkan