Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten reshje të dendura shiu. Në viset kodrinore-malore reshje shqote dhe bore. Ka gjasa që fjolla bore të përziera me shi të ketë edhe në disa vende pak më të ulëta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën në tërë rajonin na pret mot i vranët dhe me ndonjë interval kohor me diell. Herë pas here, vende-vende priten reshje shiu ose rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën dhe të enjtën pak më ngrohtë. Priten vranësira, intervale kohore me diell dhe mundësi edhe për riga lokale shiu./Meteoballkan