Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Mund të ketë edhe intervale të shkurtra kohore me diell. Herë pas here lokalisht priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet, jug dhe perëndim të vendit më pak reshje dhe në shumë rajone edhe me intervale kohore me diell.

Reshje shiu sot priten edhe në Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi , ndërsa në Maqedoninë Veriore priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të martën në Kosovë priten intervale të gjata kohore me diell, ndërsa në disa rajone edhe ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Rrebeshet kryesore të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë të martën zhvendosën në Shqipëri duke përfshirë edhe disa vise bregdetare. Rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë të martën priten edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa në Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi priten më shumë intervale kohore me diell dhe ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Mot i paqëndrueshëm pritet të mbajë edhe ditëve të ardhshme. Në Kosovë më shumë periudha pa reshje, ndërsa rrebeshet kryesore priten në jug të Shqipërisë si dhe disa vise në Maqedoninë Veriore. Edhe viset tjera nuk do të jenë imune nga rrebeshet e herëpashershme të fuqishme të shiut me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan