Katër persona të lënduar pas një aksidenti në Rahovec

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Rahovec.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shkodrani”, në orën 18”00.

“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘Shkodrani’ në Rahovec (rruga Rahovec-Malishevë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri automjete, përveç dëmeve materiale katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Elezaj.