Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat shumë shpejt do të marrin karakter zhvillimi dhe do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Do të jetë zagushi por në kohën e rrebesheve moti do të freskohet.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Mal të Zi priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe të dielën në tërë rajonin tonë pritet mot i paqëndrueshëm. Në Kosovë priten intervale kohore me diell, kurse pasdite përsëri priten reshje shiu si dhe vende-vende edhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi të dielën, përpos intervaleve kohore me diell, po ashtu priten edhe vranësira dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse.

Mot mjaft të paqëndrueshëm pritet të kemi edhe të hënën dhe të martën veçanërisht në Kosovë ku priten reshje të herëpashershme shiu të cilat në momente të caktuara pritet të jenë mjaft të dendura dhe të cilat mund të shkaktojnë edhe përmbytje kalimtare.

Për fund të themi se cikloni i fuqishëm të hënën dhe të martën pritet të godas Serbinë dhe pjesërisht edhe Bosnjën dhe Hercegovinen me rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe reshje të rrëmbyeshme shiu ku ekziston potencial për vërshime të mëdha. Një pjesë nga këto reshje intensive mund të përfshijë edhe Kosovën, por të presim./Meteoballkan