Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbaje mot i ndryshueshëm. Paradite me intervale kohore me diell, kurse pasdite priten reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet mot me intervale kohore me diell dhe vende-vende me ndonjë rrebesh shiu me vetëtimë dhe bubullimë. Do të jetë më freskët në tërë rajonin.

Të hënën dhe të martën në Kosovë herë pas here priten reshje të dendura shiu sidomos në rajonin e Dukagjinit, kurse në viset tjera të rajonit tonë pritet mot i ngjashëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë (më detajisht nesër mbrëma).

Nga e mërkura kemi gjasa për stabilizim dhe përmirësim të motit dy ose tri ditë./Meteoballkan