Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me intervale të gjata kohore me diell. Pasdite në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe i nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin tonë pritet të kemi mot mjaft të nxehtë dhe me zagushi. Priten intervale të gjata kohore me diell. Pasditeve priten zhvillime lokale të vranësirave vertikale të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe më shumë rajone do të jenë pa reshje.

Nga e hëna na pret mot edhe më i nxehtë, me diell dhe stabil./Meteoballkan