Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin shtrëngata të izoluara apo rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër (të dielën) në tërë rajonin tonë pritet mot kryesisht me diell. Do të jetë mjaft nxehtë dhe me zagushi, ndërsa pasdite përsëri do të ketë zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e hëna na presin disa ditë shumë të nxehta dhe stabile (pa rrebeshe) verore me temperatura të cilat do të arrijnë dhe tejkalojnë 30 gradë Celsius./Meteoballkan