Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë paradite pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me diell. Pasdite priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi përpos nxehtësisë do të ketë edhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin tonë pritet mot mjaft i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë pritet të ketë edhe në bregdetin shqiptar herë pas here. Priten ulje të temperaturave veçanërisht në kohën e reshjeve.

Reshjet e shiut dhe rrebeshet do të përfshijnë rajone më të gjera gjeografike dhe do të jenë mjaft të mirëseardhura pas disa ditëve shumë të nxehta dhe të thata./Meteoballkan