Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe i nxehtë. Pasdite në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri sot paradite pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasdite në shumë vende priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në juglindje të vendit dhe disa rajone në jug dhe qendër priten rrebeshe intensive.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pasdite mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të hënën si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pritet të kemi mot të paqëndrueshëm ku pasdite priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot i paqëndrueshëm pritet të mbajë edhe të martën me reshje dhe rrebeshe lokale shiu veçanërisht në viset kontinentale, kurse nga e mërkura pritet përmirësim gradual i motit.

Nga e enjta na pret i nxehti afrikan./Meteoballkan