Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Një front mjaft i fuqishëm i ftohtë ajror do të përfshijë sonte Ballkanin nga veriu duke shkaktuar erëra ekstreme “uraganike” në Adriatikun verior, veçanërisht në shumë pjesë të Kroacisë, por edhe të Sllovenisë dhe Italisë. Fronti do të vije duke u dobësuar me depërtimin e tij në drejtim të juglindjes, Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë etj, megjithatë edhe këtu priten erëra të fuqishme por jo ekstreme veriore dhe veriperëndimore.

Në Kosovë fronti i ftohtë do të arrijë sot në mëngjes ose në orët e paradites. Priten vranësira, vende-vende edhe reshje shiu si erëra të fuqishme nga veriu, por nuk pritet asgjë ekstreme. Do të ketë ulje të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet mot i ndryshueshëm. Në juglindje të Shqipërisë dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut priten rrebeshe intensive shiu. Në viset mesdhetare dhe bregdetare të Shqipërisë do të mbete kryesisht thatë dhe nxehtë por me erëra të herëpashershme. Në jug mund të ketë rrebeshe shiu.

Nga e mërkura pritet stabilizim gradual i motit në tërë rajonin tonë, kurse nga e enjta pritet mot stabil me temperatura tropikale./Meteoballkan