Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone pasdite mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Do të jetë më nxehtë se sot. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 24 gradë celzius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta.

Nga pasnesër do të kemi përmirësim substancial të motit dhe ngritje të temperaturave.