Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, me temperatura tropikale.

Pasnesër në tërë rajonin tonë pritet të kemi mot të kthjellët dhe mjaft të nxehtë me temperatura tropikale, por i nxehti do të jetë plotësisht në suaza të normales për këtë periudhë kohore.

I nxehti tropikal do të vazhdojë edhe nga dita e enjte, por gjithashtu priten mundësi për zhvillim lokale të vranësirave të cilat pasdite mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kodrinore-malore.

Sipas ecurive aktuale të shtunën pritet destabilizim i fuqishëm i motit, me stuhi dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan