Zeka akuzon Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Endrit Shalën dhe Bilall Sherifin për punësimet e familjarëve të tyre

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur me emra se si punësohen familjarët e partisë NISMA në institucionet më të lartë të shtetit të Kosovës.

Ai thotë se, pas përfundimit të zgjedhjeve u formua një Zyrë e punësimit me shef Jakup Krasniqin, dhe çdo CV për punësim së pari kalon nëpër këtë Byro Politike.

Postimi i plotë në Facebook:

Rreth punesimeve te NISMES

Qysh ne fillim, fill pas perfundimit te zgjedhjeve, u formu nje Zyre punesimi, ku shef i kesaje zyre i zgjodhe Jakup Krasniqi. Çdo CV per punesim do te kalonte neper kete zyre te Byros Politike, tamam sikurse ne kohen e shokut Enver.

Kishte edhe raste te perjashtimit te punetoreve teper te sukseshem, siç ishte rasti me Dhuraten, bash vajza e dajes te ish ministrit Bajram Hasani. Babai i Dhurates ishte aktivisti me i njohur i Nismes per Gjilan, ama kjo nuk kishte rendesi. Me rendesi ishte qe Jakupi, Bilalli, Fatmiri dhe Endriti t’i rehatonin njerezit e tyre permes listave te punesimit.

Krejte kjo ishte semundeja nxhitese nga PDK-ja, po doren ne zemer, partia nane e Kadri Veselit puneson aktivist te partise, ndersa keta vetem familjar. Keshtu kane bere edhe ne zyren e Avokatit te Popullit, edhe ne Vala e PTK. Njehere i premtuan Gjevdet Smakiqit per nje post, pastaj e derguan nje aktivist nga Nisma e Skenderajte, njeri i paditur deri te Zoti per ate poste ku e kane derguar.

A mbahet Partia me aktivist te cilet kane vrapu 24 ore, a shperblimin ua bene familjareve te tu? Kjo ndodhe vetem tek ne…