Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje dhe pritet të arrijnë rreth 35-36 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot stabil, me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 38 gradë Celsius në nivel rajoni.

Të enjten pritet kulminacioni i nxehtësisë afrikane. Në tërë rajonin do të kemi mot me diell dhe shumë të nxehtë. Temperaturat maksimale do të sillen nga 32 deri në 40 gradë Celsius në nivel rajoni. Pasdite në disa rajone kodrinore-malore në veriperëndim të Kosovës mund të kemi disa vranësira me ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premten na pret përsëri një ditë shumë e nxehtë, megjithatë pasditen e kësaj dite festive në disa rajone në Kosovë priten zhvillime të vranësirave me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe për fundjavë na pret mot mjaft i nxehtë, por pak më i freskët në krahasim me ditën e enjte dhe premte. Po ashtu në disa vise priten vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan