Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë paradite, ndërsa pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa rajone në Maqedoni dhe Mal të Zi priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Shumica absolute e territorit të Shqipërisë do të jetë pa reshje dhe me diell. Rrebeshet e izoluara me vetëtima priten edhe gjatë natës.

Pasnesër (me 1 Gusht) në tërë rajonin na pret mot pak më i këndshëm, me ulje të lehta të temperaturave. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vende-vende edhe vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën pritet mot kryesisht me diell, por jo shumë i nxehtë, vende-vende me erëra të freskëta verilindore dhe veriore. Nga e hëna përsëri mjaft nxehtë./Meteoballkan